Sot gjatë ditës në Kuvendin Komunal të Podujevës ka ndodhur një përplasje midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.
Si pasojë e një debati të ashpër , një nga asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Rrahmani ka tentuar që të lagë me ujë drejtorin e Arsimit të kësaj Komune, Avni Fetahu.
Në momentin që drejtori i Arsimit Fetahu ishte duke folur, asamblisti i LDK-së është ngritur nga ulësja e tij dhe është afruar në drejtim të drejtorit dhe ka filluar që të gjuaj atë duke e lagur më ujë
Lidhur më këtë ka reaguar edhe Shpejt Bulliqi- kryetar i Komunës së Podujevës.
Ai ka thënë se sjelljet e tilla janë të pahijshme dhe të papranueshme.
“Një akt i shëmtuar ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal në Podujevë, kur asamblisti i LDK-së Ekrem Rrahmani ka sulmuar me ujë drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, i cili ishte duke prezantuar sukseset e qeverisjes komunale në arsim. Sjelljet e tilla, përveçse të pahijshme janë edhe të papranueshme. Andaj e dënoj ashpër një akt të tillë” ka shkraujtur Bulliqi.
Ai ka uruar që veprime të tilla të mos shihen më në Kuvendin Komunal./Shqip.com