Bulliqi kërkon të përcillet procesi i furnizimit me barna dhe meje tjera mjekësore

Bulliqi kërkon të përcillet procesi i furnizimit me barna dhe meje tjera mjekësore

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nxjerr një urdhëresë përmes të cilës i kërkohet Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare që në mënyrë permanente të përcjellin procesin e furnizmit të barnave dhe materialit tjetër mjekësor, njofton Insajderi

Sipas të njëjtës kërkesë, këtyre dy institucioneve u kërkohet gjithashtu që të përkujdesen në administrimin strikt të barnave dhe materialit shpenzues përmes një sistemi monitorues sa i përket regjistrimit, shpërndarjes dhe çështjeve tjera përkatëse, varësisht nevojave dhe kërkesave, në përputhje me rregullativën ligjore.

“Çdo pranim dhe dorëzim apo shpërndarje e barërave dhe materialeve tjera mjekësore të evidentohen në regjistrat përkatës/databazë. Për çdo lëshim eventual nga ana e zyrtarëve/personalit përgjegjës do të merren masa disiplinore dhe masa tjera ligjore”, thuhet në këtë urdhëresë të nënshkruar nga kryetari i Komunës së Podujevës.

“Për zbatimin e urdhëresës kujdesen Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare-QKMF Podujevë. Për punët dhe detyrat sipas kësaj urdhërese kërkohen raporte sistematike të detajuara. Raportet paraqiten në Zyrën e kryetarit të Komunës përmes drejtoreshës së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale”./Insajderi.com