![Bulliqi: Lirimi i Maçastenës na gëzoi të gjithëve](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/05/auto_shpejtim-bulliqi1606638998-730x440.jpeg)
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas lirimit të asambleistit të kësaj komune, Blerim Maçastena, nga burgu i Serbisë, ku po mbahej që nga dhjetori i vitit të kaluar, njofton Insajderi.
Bulliqi thotë se lirimi i Maçastenës i ka gëzuar të gjithë, pasi që sipas tij ai padrejtësisht po mbahej në burg të Serbisë nga 12 dhjetori.
“Blerimit i uroj shëndet të mirë dhe suksese në punët dhe angazhimet e tij si këshilltar i Kuvendit të Komunës”, ka shkruar Bulliqi.
Blerim Maçastena është arrestuar nga autoritetet serbe nga mesi i muajit dhjetor të vitit 2020, derisa ishte duke e kaluar kufirin Kosovë-Serbi. /Insajderi.com