Bulliqi: Maqastena është vizituar nga i vëllai, s’po keqtrajtohet

Bulliqi: Maqastena është vizituar nga i vëllai, s’po keqtrajtohet

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka kontaktuar me familjen e asambleistit Blerim Maqastena, i arrestuar para disa ditëve nga xhandarmëria serbe në Merdar, njofton Insajderi.

Bulliqi njofton se Maqastena është vizituar në burg nga vëllai, derisa bën të ditur se është mirë me shëndet dhe nuk është keqtrajtuar fizikisht.

Me anë të një postimi në Facebook, Bulliqi ka thotë se ka premtuar angazhimin e tij te institucionet që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për lirimin e tij nga paraburgimi.

“Me këtë rast shpreha keqardhjen dhe brengosjen për arrestimin e Blerimit dhe në të njëjtën kohë premtova angazhimin tim te institucionet tona që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për lirimin e tij nga paraburgimi”, ka thënë Bulliqi.

“Në të njëjtën kohë shpreha gatishmërinë për përkrahje familjes Maqastena për çfarëdo që kanë nevojë, e që unë në cilësinë e kryetarit të Komunës, mund të ndihmoj. Blerimi është vizituar në burg nga vëllai i tij dhe më gëzon fakti që ai është me shëndet të mirë dhe nuk është keqtrajtuar fizikisht”, ka shkruar tutje ai. /Insajderi.com