Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është deklaruar për veprimin e mjekut, Ibrahim Hoti, duke thënë se “sjellja e tij mund të ketë ardhur si pasojë e ngarkesës”.
Një video e publikuar të enjten pasqyronte sesi Hoti nuk e pranoi në vizitë një të moshuar, më pas doktori u arrestua.
Bulliqi, ka shtuar se i vjen keq për ngjarjen e mbrëmshme. Ai gjithashtu Hotin e cilësoi si njërin prej mjekëve më të mire që e kanë pasur në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare.
“Sidoqoftë, procesi ka shkuar ashtu si ka shkuar dhe ne si institucione i kemi kryer ato punë që varen nga ne dhe këshilli drejtues menjëherë është mbledhur dhe ka marr veprime”, tha Bulliqi për Klan Kosovën.
Mjeku tashmë është i suspenduar përkohësisht nga vendi i punës dhe mbetet që pastaj komisioni disiplinor të bëjë intervista dhe të marrë informacionet e nevojshme që të vazhdojë procesi. /Insajderi.com