Bulliqi i ka kërkuar qeverisë që të ndalë shpërndarjen e posterave të politikanëve serbë ku shihet se harta e Serbisë e ka edhe Kosovën brenda.

Shpejtim Bulliqi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje dhe dikur i Lidhjes Demokratike, i ka kërkuar qeverisë që nëse zgjedhjet serbe nuk kanë mundur t’i ndalojnë, atëherë ta bëjnë këtë me posterat e politikanëve serbë, ku shihet edhe harta e Serbisë me Kosovën si pjesë integrale të saj, njofton Insajderi.
Bulliqi qeverinë e Kosovës e ka quajtur “qeveri koti”, ndërsa ministrat e saj “kallushana me mustaqe”.
“Shtrohet pyetja për këtë qeverinë ‘Koti’ me mandat të grabitur, e me këta ministra kallushana me nga një krah mustaqe, nëse nuk kanë arritur t’i ndalojnë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, se paku a kishin mundur që këtë llogo të këtij krimineli, në të cilën Kosova është nën Serbi, ta ndalojnë të shfaqet anë e kënd Kosovës”, shkruan Bulliqi në Facebook./Insajderi.com