
Kompania kosovare e mishit “Buquku” ka reaguar në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar gjatë ditës së sotme se kësaj kompanie i është konfiskuar një sasi e mishit për shkak të problemit me mish
Kompania “Buquku” përmes një postimi në Facebook ka shkruar se rasti për vizitën e inspektorëve të AVUK nuk është i bazuar në fakte dhe sipas tyre është tendencioz.
“Buquku” thotë se sasia e mishit që është marrë nuk është konfiskuar por do të verifikohet, ndërsa shton se ajo sasi do të i kthehet kompanisë pasi që nuk ka asgjë që mund të verifikoj se ka probleme me mish.
Ky është reagimi i plotë i kompanisë së mishit “Buquku”:
Njoftim për mediat dhe publikun!
Njoftojmë të gjithë partnerët dhe konsumatorët e kompanisë Buquku se rasti i publikuar rreth vizitës së inspektorëve të AVUK nuk është i bazuar në fakte dhe është tendencioz.
Bazuar në situatën reale, gjedhet e gjetura në kompani nuk janë konfiskuar por janë marrë në verifikim dhe ne jemi të sigurt se të njejtat do t’i kthehen kompanisë brenda një afati të shkurtë kohor.
Mishi i gjetur ka qenë në rregull dhe i njejti ka qenë jasht ftohjes duke u përgatitur për përpunim dhe në asnjë raport të policisë apo AVUK nuk është cekur ndonjë problem me mishin.
Konstatimi i situatës pa bërë analizat e duhura është i dëmshëm edhe për vet kredibilitetin e AVUK.
Ndërsa, shfrytëzimi i situatës nga disa media për të bërë bujë mediale, ka për qëllim dëmtimin e imazhit të kompanisë dhe është jasht çdo standardi gazetaresk. Prandaj, kompania Buquku kërkon nga mediat që të jenë të kujdesshme gjatë raportimeve dhe të verifikojnë faktet para se të bëjnë publikimin si dhe mos të përdorin foto të marra në internet gjatë raportimeve të tyre por të kërkojnë materiale adekuate nga kompania apo të na vizitojnë në çdo kohë në mënyrë që informimi i konsumatorëve të jetë sa më i saktë.
Kompania Buquku ka traditë të gjatë në përpunimin e produkteve të mishit dhe në asnjë mënyrë nuk bënë kompromis në cilësi.
Ne falenderojmë të gjitha mediat serioze të cilat na kan kontaktuar dhe kanë ardhë në vizitë, ndërsa ftojmë të gjitha mediat tjera të na vizitojnë në çdo kohë për të raportuar nga vendi në mënyrë të drejtë ashtu siq e meriton konsumatori.
Me këtë rast njoftojmë edhe partnerët se kompania vazhdon punën me kapacitet të plotë dhe furnizon tregun për të plotësuar kërkesën e konsumatorit dhe falenderon të gjithë për besimin ndaj kompanisë.
Kompania Buquku është e hapur për vizita nga mediat, organet dhe individë nga gjithë Kosova për të parë nga afër procesin e përpunimit të mishit.