Burdushi sërish deklarohet i pafajshëm

Burdushi sërish deklarohet i pafajshëm

“Mjeku popullor”, Hysri Peqani apo i njohur si ‘Burdushi”, është deklaruar përsëri i pafajshëm para Prokurorisë Speciale, njofton Insajderi.

Ai ngarkohet me akuza si “ushtrim i kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shpëlarje parash e armëmbajtje pa leje”.

“Jam i pastër’, ka thënë shkurt ai, raporton Betimi për Drejtësi.

Sipas aktakuzës, prej kohës së pavërtetuar, së paku nga koha e regjistrimit të biznesit privat ordinanca “Burdushi”, me aktivitetin primar “aktivitetet e tjera të shëndetit të njeriut, më 15 qershor 2005 deri më 26 korrik 2019, në Prizren, në selinë e këtij biznesi, pa kualifikime profesionale mjekësore dhe pa licencë përkatëse.

\Kjo me qëllim të përfitimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme dhe me anë të paraqitjes së rreme të fakteve se kinse posedon aftësi mbinatyrore ka dhe ashtu i mjekon edhe sëmundjet më të rënda fizike dhe psikike. /Insajderi.com