![Burim Ramadani i përgjigjet Blerim Latifit për certifikatat e veteranëve: Je duke gënjyer](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/09/burim-ramadani-780x439-e1568318206501-730x440.jpg)
Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i është kundërpërgjigjur anëtarit të PDK-së, Blerim Latifit në lidhje me atë se ende në zyrën e kryeministrit po shtypen certifikata të veteranëve, shkruan Gazeta Insajderi.
Ai i është përgjigjur Latifit, duke i thënë që po gënjen.
“Mu duk se dekonspiroi një plan të propagandës në ditët e ardhshme. Blerim Latifi tani të na e jep një emër dhe mbiemër që e ka marrë certifikatën, nëse nuk e përmend ky është duke gënjyer”, ka thënë fillimit Ramadani.
Pas kësaj Latifi i ka thënë se do të shikojë që ta gjejë, ndërsa Ramadania ia ka kërkuar menjëherë.
“Tani, tani, tani përmende emrin. Je ka e kthen në elektorale. Thuaje një rast sepse je duke gënjyer”, është shprehur Ramadani./ Insajderi.com