Burim Ramadani: Serbia frikësohet të bëjë luftëra – u dogj keq në Kosovë

Burim Ramadani: Serbia frikësohet të bëjë luftëra – u dogj keq në Kosovë

Zëvendësministri në detyrë i Mbrojtjes Burim Ramadani tha se disa javë pasi Kosova vendosi një strategji për modernizimin e sigurisë, Serbia miratoi strategjinë e saj të Millosheviqit dhe se ndryshimi midis këtyre strategjive ishte “konceptual, i thellë dhe dallim midis së mirës dhe së keqes”.

Ai tha në një postim në Facebook se strategjia e sigurisë synon që Kosova të bëhet një vend model në rajon në siguri, mbrojtje, informacion dhe diplomaci.

“Strategjia e Sigurisë së Kosovës është strategji modernizimi dhe forcimi të institucioneve, duke bërë Kosovën të synojë që të kthehet shtet model në rajon në fushën e sigurisë, mbrojtjes, informacionit dhe diplomacisë.  Pra, një Strategji modernizimi”, shkruan Ramadani.

Sipas tij, dallimi midis Kosovës dhe Serbisë është midis së mirës dhe së keqes.

“Me të drejtë, kemi definuar Aktivitetet e Jashtme Armiqësore (Serbinë dhe Rusinë) si kërcënimin kryesor ndaj sigurisë së Kosovës. Pak javë pasi ne miratuam Strategjinë tonë të modernizimit, Serbia e miratoi Strategjinë e vet Millosheviqiane. Sërish, e konfirmoi se Serbia nuk ka ndryshuar fare, vetëm që tash frikësohet të bëjë luftëra, sepse është djegur keq në Kosovë. Pra, dallimi mes nesh është konceptual, i thellë dhe dallim mes të mirës e të keqes. Ne duam të modernizojmë veten dhe rajonin. Ata duan ta kthejnë të kaluarën Millosheviqiane”, përfundon Ramadani.