Burrë e grua rrihen mes vete në Malishevë – arrestohen

Burrë e grua rrihen mes vete në Malishevë – arrestohen

Burrë e grua janë arrestuar nga Policia e Kosovës të premten në Malishevë, pasi janë rrahur mes vete.

Rasti në polici është hapur si “Dhunë në familje”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, njofton PK-ja përmes raportit 24 orësh.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Insajderi.com