Burrë e grua rrihen mes vete në Prizren

Burrë e grua rrihen mes vete në Prizren

Policia e Kosovës njofton për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur mes një burri dhe një gruaje në Prizren, përcjell Insajderi.

Siç bën të ditur policia, ata janë shoqëruar në stacionin policor, pasi kishin sulmuar njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 00:00.

Gruaja është liruar, ndërsa burri është dërguar në mbajtje.

“Janë shoqëruar në stacionin policor burrë e grua, pasi që të njëjti kanë sulmuar njëri-tjetrin. I dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit. Të dyshuarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com