
Bashkëshorti dhe motra e saj ushtruan dhunë fizike e psikike mbi një grua e cila nuk dëshironte të bashkohej me burrin e saj.
Policia e Kosovës ka arrestuar burrin dhe motrën e viktimës, njofton Insajderi.
“Është njoftuar mbrojtësi i viktimave të dhunës në familje si dhe viktima është vendosur në strehimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin ditor të Policisë. /Insajderi.com