Burri e gjen gruan e vdekur në mes të oborrit

Burri e gjen gruan e vdekur në mes të oborrit

Në fshatin Bardhosh të Prishtinës  me datë gjatë ditës së djeshme një femër është dërguar pa shenja jete në ambulancën e fshatit, pasi që e njëjta nga bashkëshorti i saj, është gjetur e shtrirë  në oborrin e shtëpisë së tyre.

Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar për “vdekje të dyshimtë”.