Burri e kërcënon ish të dashurën

Burri e kërcënon ish të dashurën

Në lagjen Emshir në Prishtinë, policia ka evidentuar një rast të dhunës familjare dhe kanosjes.

“Viktima femër shqiptare ka raportuar se nga i dyshuari mashkull shqiptar (ish i dashuri i saj) me  të cilin kishte qenë në lidhje, është kanosur verbalisht”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar.