Burri i Albulena Haxhiut kërkon arrestimin e Valdete Dakës

Burri i Albulena Haxhiut kërkon arrestimin e Valdete Dakës

Alban Krasniqi, bashkëshorti i kandidates për deputete nga Lëvizja Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka kërkuar publikisht arrestimin e kryetares së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Krasniqi u shpreh se meqë Policia e Kosovës po qëndron në hyrje të KQZ-së, atëherë duhet ta arrestojë “dhe të fillojë çlirimi i institucioneve të kapura”.

“Meqenëse policia qenka në hyrje të KQZ-së le ta kryen detyrën e saj duke arrestuar Valdete Dakën dhe të fillojë çlirimi i institucioneve të kapura”, ka shkruar ai në Facebook.

Policia e Kosovës po qëndron në hyrje të objektit të KQZ-së, ku po mbahet mbledhja në të cilën do të merret vendimi për certifikimin ose jo për pjesëmarrje në zgjedhje të kandidatëve që kanë probleme me ligjin.

Ky veprim i policisë ka ardhur pasi kryetarja e komisionit është deklaruar publikisht se po ndihet e kërcënuar nga Lëvizja Vetëvendosje./Insajderi.com