Burri i postoi fotot e një femre në rrjete sociale, por përfundoi në pranga

Burri i postoi fotot e një femre në rrjete sociale, por përfundoi në pranga

Një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi ka kryer veprën fotografime dhe incizime të paautorizuara. Arrestimi  nga policia ka ndodhur dje pas mesditës në rr. Xheladin Hana në Prizren.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull rom, pasi që i njëjti, viktimës femër rome, përmes rrjeteve sociale i ka publikuar foto. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.