Bashkëshorti i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, i cili është zëvendës-shef i misionit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, do të jetë i ngarkuar i përkohshëm me punë në këtë vend fqinj, njofton Insajderi.
Kjo detyrë i dorëzohet atij me largimin e ambasadorit Gjergj Dedaj nga ambasada, që u paralajmërua dje nga Ministria e Jashtme e Kosovës dhe sot është dërguar si propozim edhe në presidencë dhe është miratuar nga e para e shtetit.
Me shkarkimin e Dedajt nga postimi i ambasadorit në Shkup, Ambasada e Kosovës ka mbetur pa shef të misionit, detyrë kjo që do ta ushtrojë bashkëshorti i presidentes.
Që nga dje Ambasada e Kosovës në Maqedoni ka mbetur pa shef të misionit pasi Gjergj Dedaj është shkarkuar nga pozita e ambasadorit në këtë vend fqinj.
Presidentja Vjosa Osmani pas propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme ka dekretuar lirimin nga detyra e ambasadorit Dedajn, që në këtë pozitë ishte emëruar nga ish-Presidenti Hashim Thaçi në tetor 2018. /Insajderi.com