
Një burrë në fshatin Shurdhan të Gjilanit është rrokullisur me traktor të martën rreth orës 16:40, duke pësuar lëndime vdekjeprurëse.
Siç bën të ditur policia në raportin 24 orësh, viktima kishte humbur kontrollin e drejtimit të traktorit me rimorkio të ngarkuar me dru.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor. Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është cilësuar si “Vetaksident trafiku me fatalitet”./Insajderi.com