Në një zënkë familjare që ende nuk dihen motivet e saj, dy djem bashkë me nënën e tyre kanë sulmuar fizikisht babanë.
Madje njëri nga djemtë është ende i mitur, njofton Insajderi.
Rastin ka ndodhur ditën e djeshme, e diel, rreth orës 12:00.
Personi nga Gllogoci raporti në polici se “është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare dhe dy djemtë e tij meshkuj kosovarë, njëri nga ta i mitur”.
Megjithatë, në raport thuhet se nuk ka pasur të lënduar, por me vendim të prokurorit, pas intervistimit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Ndërsa e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt”./Insajderi.com