Burri nga Prishtina sulmon fizikisht gruan dhe vajzën, Prokuroria e liron

Një person në Prishtinë është arrestuar për shkak të dhunës që ka ushtruar ndaj gruas dhe vajzës.

Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit ai është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht fillimisht bashkëshorten e tij femër K/Shqiptare, e më pas edhe viktimën, vajzën e tij femër K/Shqiptare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar, kurse rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Insajderi.com