![Burri nga Prizreni kërcënon gruan e tij përmes rrjeteve sociale](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/2017-04-26T042208Z_487004142_RC192BB704D0_RTRMADP_3_THAILAND-FACEBOOK-KILLING-1-730x440.jpg)
Dje është arrestuar një person në komunën e Prizrenit pasi ditë më parë e kishte kërcënuar gruan e tij.
I dyshuari i komunitetit rom e ka kërcënuar gruan e tij me jetë në rrjetin social ndërsa më pas është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
Prizren 22.01.2020 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Rom, pasi që i njëjti përmes rrjetit social ka kanosur me jetë bashkëshorten e tij viktimën femër K-Rome. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.