Burri që rrahu një grua në Prishtinë dërgohet në mbajtje

Burri që rrahu një grua në Prishtinë dërgohet në mbajtje

Është dërguar një mbajtje burri i cili të dielën e 24 tetorit ka sulmuar fizikisht një grua në një market në Prishtinë.

Rasti kishte ndodhur rreth orës 14:30 në rrugën “Fehmi Lladrovci”.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Siç ka bërë të ditur ajo, rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

“Rasti ka ndodhur më 24.10.2021, rreth orës 14:30, në një market në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë. I dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.

I njëjti pas arrestimit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh për tu proceduar më tej”, ka thënë Ahmeti.

Pamjet ku shihet personi në fjalë duke sulmuar viktimën janë publikuar të hënën mbrëma në media.

I dyshuari shihet në një market i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët.

Personi ushtron dhunë fizike ndaj viktimës e cila ishte duke blerë po ashtu ushqim./Insajderi.com