Një grua 34 vjeçare ka ndërruar jetë pasi dyshohet të jetë qëlluar nga një burrë 42 vjeçar, i cili besohet se është bashkëshorti i saj.
Lajmin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Sot, më 25.07.2020, rreth orës 13:20, policia është njoftuar për një vrasje në fshatin Berivojcë të Kamenicës. Dyshohet se një mashkull (rreth 42 vjeçar), ka vrarë gruan e tij (rreth 34 vjeçare)”, ka thënë Krasniqi për Insajderi-n.
Dorasi është arrestuar nga polica dhe tani njësitet policore janë në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar prokurori dhe po vazhdon kompletimi i rastit nga hetuesit policorë.
Ndërsa, ende nuk dihet asgjë për motivet e kësaj vrasje./Insajderi.com