Burri vret gruan, renë dhe veten – prokuroria jep detaje për vrasjen e trefishtë

Burri vret gruan, renë dhe veten – prokuroria jep detaje për vrasjen e trefishtë

Një person që dyshohet se ka vrarë sot gruan e tij, rejen dhe pastaj ka kryer vetëvrasje. Mosha e personit ende nuk është bërë e ditur, kanë thënë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për Gazetën Insajderi.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka ka thënë se për momentin këto janë informacionet e para lidhur me ngjarjen.

“Vjehrri e ka vra gruan e vet edhe renë e vet edhe ka bërë vetëvrasje, këto janë informacionet e para, momentalisht nuk kemi asnjë informacion më shumë, prokurori është duke shkaur ën vend të ngjarjes”, ka thënë Beka për Insajderin.

Ndërsa Policia e Kosovës po ashtu e ka konfirmuar se vrasja e trefishtë ka ndodhur sot rreth orës 13:20, mirëpo ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Insajderin se “Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona.   Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor  ne vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”.

Ahmeti ka treguar se ngjarja ka ndodhur sot “rreth orës 13:20, policia  ka marrë informacionin për një vdekje te dyshimte ne rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com