Bushati i reagon Ramës: Të marrim përgjegjësi para se t’i fyejmë shqiptarët

Bushati i reagon Ramës: Të marrim përgjegjësi para se t’i fyejmë shqiptarët

Gjatë qëndrimit në Shkodër, Edi Rama ndaloi për një vizitë në një biznes. Pronari i saj iu ankua Ramës për mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar, njofton Insajderi.

Me këtë rast biznesmeni tha se do të marrë në Bangladesh 300 punëtorë kundrejt një page mujore 400 dollarë.

Rama nga ana e tij tha se qeveria ka lehtësuar procedurat për marrjen e punëtorëve të huaj, duke e cilësuar një iniciativë pozitive, duke shtuar se punëtorët e huaj “nuk janë thashethemexhinj”.

Ndaj kësaj vizite ka reaguar ish-ministri i jashtëm shqiptarë Dimtir Bushati.

“Para se t’i përkufizojmë shqiptarët si ‘thashethemexhinj’ e ‘dembelë’, duhet të pyesim veten a mbajmë ndopak përgjegjësi për strukturën e ekonomisë shqiptare dhe modelin zhvillimor që ndjekim”, ka shkruar Bushati si reagim indirekt ndaj Ramës.

Bushati thotë se nuk ka sesi të vij zgjidhja magjike përmes zëvendësimit të shqiptarëve që ikin drejt veriut të Evropës dhe Amerikës me bangladeshas, afgan dhe indian, meqë këta të fundit nuk paskan ‘pretendime’./Insajderi.com