Buxheti për FSK-në, i pamjaftueshëm për transformim në ushtri

Në kuadër të planifikimeve buxhetore për vitin 2016, Qeveria e Kosovës ka ndarë 49 milionë e 250 mijë euro buxhet për FSK-në.

Buxheti për FSK-në, i pamjaftueshëm për transformim në ushtri

Gazeta Zëri raporton se sipas ekspertëve ushtarakë, ky buxhet nuk mjafton për transformimin e FSK-së në ushtri.

Ndërsa në MFSK thonë se ky buxhet është i mjaftueshëm për të mbajtur tempin e zhvillimit të FSK-së

Gazeta Zëri raporton se buxheti, që ka ndarë Qeveria e Kosovës për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), mjafton vetëm për mbajtjen në jetë të kësaj strukture ushtarako-civile, por jo edhe për avancimin e saj në ushtri të Kosovës.

Për planifikime afatgjate duhet të ndahet buxhet dukshëm më i madh që Ushtria e re e Kosovës të jetë konkurruese me forcat tjera rajonale.

Kështu konsiderojnë ekspertët ushtarakë dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Komisioni për FSK-në.

Në kuadër të planifikimeve që janë bërë për buxhetin e vitit 2016 për Ministrinë e Forcës dhe për FSK-në totali i buxhetit për vitin 2016 është 49 milionë e 250 mijë euro.

Kërkesat buxhetore sipas planit afatgjatë zhvillimor, afatmesëm zhvillimor dhe sipas planit vjetor të buxhetit kanë qenë më të larta dhe sipas deklaratës financiare në rast të miratimit të ligjeve për FAK-un do të ketë nevojë për buxhet shtesë me qëllim të përmbushjes së nevojave që janë planifikuar./ Zëri