Buxheti qindra milionësh i EULEX-it për dy vitet e ardhshme

Buxheti qindra milionësh i EULEX-it për dy vitet e ardhshme

Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur sot që të zgjas mandatin e misionit të tij në Kosovë, EULEX, edhe për dy vite të tjera, deri më 14 qershor 2018 dhe kjo nënkupton edhe shpenzime të tjera shtesë.

Sipas raportimit të medieve ndërkombëtare, Këshilli i Bashkimit Evropian ka ndarë një buxhet qindra milionësh për EULEX-in.

Insajderi raporton se KE ka ndarë një buxhet të kombinuar prej 62.6 milionë eurove për periudhën 15 qershor deri 14 dhjetor 2016 për operimin e EULEX-it në Kosovë.

Ky buxhet do të jetë i ndarë edhe për dhomat e specializuar atë prokurorisë që do të funksionojnë deri me 14 qershor 2017, raporton Insajderi.

Paratë e ndara do të mbulojnë shpenzimet prej 34.5 milionë eurove për implementimin e EULEX-it më tutje, teksa 29,1 milionë dollarë do të alokohen për të mbështetur organet gjyqësore./Insajderi.com

EULEX-i, peng i një marrëveshjeje të re Kosovë – BE