Buxhovi: Të hiqet mjegulla, shqiptarizmi ka lindur dy shtete – më 1912 dhe 2008

Buxhovi: Të hiqet mjegulla, shqiptarizmi ka lindur dy shtete – më 1912 dhe 2008

Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se 28 nëntori – Dita e Flamurit duhet të shërbejë që të sqarohet gjithë debati mes kombit dhe shtetit.

“Të hiqet kjo mjegull sepse shqiptarizimi ka lindur dy shtete, shtetin shqiptar më 1912 dhe shtetin e Kosovës më 2008. Duhet të sqarohet sepse historia jonë ka qenë tragjike, para 105 vjetësh lindi shteti shqiptar derisa shteti i Kosovës duhet të kuptohet se është një nga të arriturat më të mëdha të shqiptarizimit”.

“Detyra e historianëve është që të sqarohen mirë këto gjëra sepse nga ato që kemi parë, diku qëllimshëm e diku jo qëllimshëm, mund të sjellin konfrontime brenda shqiptarëve”, ka thënë Buxhofi.

Buxhovi si i ftuar në Info Magazine në Klan Kosova ka thënë se disa nga festat dhe momentet e shënuara të historisë gjatë muajit nëntor, janë me shkas e disa rastësi.

“Nëntori i dytë i vitit 1912, dalja e UÇK-së janë rastësi fatlume që kanë arsyet e veta por kujtoj se historikisht kanë rëndësinë e tyre të jashtëzakonshme”.

“Ne kemi edhe disa nëntor të tjerë që janë të rëndësishëm për shtetin e Kosovës, demonstratat e studentëve të vitit 68, kanë filluar më 5 nëntor në disa qytete dhe janë demonstratat më të rëndësishme që lidhen me shtet ndërtimin e Kosovës. Kjo e dalja e UÇK-së, nuk janë të rastësishme, sepse edhe demonstrata kanë qenë të dirigjuara që nëntori të përkujtojë çështje e Jugosllavisë”, ka thënë Buxhofi.