
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka thënë se askush nuk e arsyeton Albin Kurtin për “ikje nga përgjegjësia”.
Kjo deklaratë e tij pas situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, të premten – ku u synua plotësim-ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje, përmes të cilit i mundësohet mërgatës shqiptare të votojnë në shtetet ku jetojnë.
Por, Bytyçi, shtoi se mërgata kërkon diçka tjetër.
“Kot dalin për të votuar kur prindërit e tyre vdesin në mungesë të një vaksine, apo kur familjarët e tyre ju kërkojnë përkrahje financiare se e kanë humbur vendin e punës”, tha ai.
Bytyçi, theksoi se “Kurti ka nevojë për kriza”, në mënyrë që të qëndrojë në pushtet. /Insajderi.com
Shqetësimi parësor që ka mërgata jonë është shëndeti dhe mirëqenia e prindërve dhe familjarëve të tyre. Shqetësim që të…
Posted by Avni Bytyçi on Saturday, 3 April 2021