Bytyçi i PDK-së i reagon Fitore Pacollit: Albini me Kabinetin e tij testoheshin për Covid në kohën kur kishte mungesë testesh

Bytyçi i PDK-së i reagon Fitore Pacollit: Albini me Kabinetin e tij testoheshin për Covid në kohën kur kishte mungesë testesh

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka reaguar ndaj deputetës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, meqë kjo e fundit nuk u shpreh e kënauqr që lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka arritur të marrë sot rezultatet për Covid-19, vetëm disa orë pasi është testuar.

Deputetja e VV-së, ka shkruar se ‘si në shtetin e kapur kryetari i PDK-së e merr rezultatin për koronavirus brenda ditës’.

Ndaj kësaj, ka reaguar zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyci, i cili ia kujton Pacollit kohën kur kabineti i Albin Kurtit testohej kur në Kosovë kishte mungesë testesh.

“E mirëkuptoj se gjatë kohës sa ishin në pushtet e patën bërë një rregull që njëherë të testoheshin Albini me Kabinetin e tij qeveritar e pastaj qytetarët e Kosovës. Po flas në kohën kur testimet ishin në mungesë dhe kapacitet e testimeve ishin minimale”, ka shkruar Bytyçi.

Postimi i tij i plotë:

Fitore Pacolli e Lëvizjes Vetëvendosje, paska filluar të shqetësohet edhe për shëndetin publik.

E mirëkuptoj se gjatë kohës sa ishin në pushtet e patën bërë një rregull që njëherë të testoheshin Albini me Kabinetin e tij qeveritar e pastaj qytetarët e Kosovës. Po flas në kohën kur testimet ishin në mungesë dhe kapacitet e testimeve ishin minimale.

Sido që të jetë, tash përsëri në opozitë, më lehtë është fokusi tek “qytetarët” se organizimi i protestave nga ballkoni, apo pështjellimi nëpër tenderë në ndërmarrjet publike siç është KEK-u.

Fitore Pacolli dhe kolegët e saj është mirë që për çështje të pandemisë dhe testimeve të mos flasin fare, sepse, sa ishin në pushtet e bënë krejt të kundërtën me atë që predikojnë sot. /Insajderi.com/

Fitore Pacolli e Lëvizjes Vetëvendosje, paska filluar të shqetësohet edhe për shëndetin publik.

E mirëkuptoj se gjatë…

Posted by Avni Bytyci on Thursday, July 23, 2020