Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, i ka reaguar liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pasi ky i fundit deklaroi të dielën se në zgjedhje do t’i marrin 2/3 e votave, njofton Insajderi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bytyçi është shprehur se Kurti me bashkëpartiakët po e thonë një të pavërtetë, kur po deklarojnë se do t’i fitojnë mbi 50% të votave.
“Koment: E kam përshtypjen se Albini me bashkë-partiakët është në garë se kush po e ngrit % më lart. Vetëm se është mirë se kur ta thojnë një të pavërtetë, së paku t’i përsërisin shifrat e njëjta. 50% nuk janë 55 deputetë, 2/3 nuk janë 55 deputetë, 2/3 nuk janë 50%, 2/3 janë 66.66%, dhe si e tillë nuk janë 55 deputetë, e 55 deputetë nuk janë 50%”, ka shkruar ndër të tjer ai.
Kujtojmë se, ditë më parë nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, publikoi një sondazh partiak, ku pretendonte se VV-ja do të dalë bindshëm fituese e zgjedhjeve, duke siguruar 55 ulëse në Kuvendin e Kosovës./Insajderi.com
Albin Kurti po thotë se partia e tij do t’i marr 2/3 e votave në këto zgjedhje. Pra, nëse 800 mij qytetarë do të…
Posted by Avni Bytyçi on Sunday, December 27, 2020