Bytyçi ironizon me partitë tjera: Ato nuk kanë program

Bytyçi ironizon me partitë tjera: Ato nuk kanë program

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se është e vetmja që ka një program konkret për zgjedhjet e 14 shkurtit. Zëdhënësi i kësaj partie, Avni Bytyçi, në një postim në Facebook, ka ironizuar me partitë tjera.

Ai ka shkruar nw porfilin e tij në Facebook, se  partitë tjera “në mungesë të programeve politike u kthehen populizmit”.

Tutje Bytyçi ka thënë se “Partia Demokratike e Kosovës hynë me një program konkret në këto zgjedhje, i cili ka vetëm një qëllim, RIMËKËMBJEN e KOSOVËS. PDK — Plan të zbatueshëm për ekonominë e Kosovës në vlerë prej 1 miliardë./Insajderi.com