
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, i ka komentuar deklaratat e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, të dhëna përgjatë intervistës së djeshme, njofton Insajderi.
Sipas tij Kurti e kishte Osmanin me postin e kryekuvendares për shkak të qasjes që ka pasur pro tij.
Me anë të një postimi në Facebook, Bytyçi ka thënë se “Osmani dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk dallojnë nga njëri-tjetri. Osmani, përgjatë intervistës së djeshme tha se do fillojë t’i lë anash dallimet ideologjike me Kurtin”.
Ndër të tjera, sipas tij, Kurti e kishte shpërblyer Osmanin me postin e kryekuvendares për shkak të qasjes që ka pasur pro tij./Insajderi.com