
Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë Marko Çadezh ka deklaruar sot në Tiranë se vendimi i Qeverisë së Kosovës që t’i rrisin taksat për 100 për qind për prodhimet nga Serbia është vendim joracional dhe politik i cili i dëmton kompanitë në Kosovë, qytetarët dhe bashkëpunimin rajonal në Ballkan.
Çadezh, para hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Ekonomisë në Tiranë, në të cilin po marrin pjesë edhe kompanitë serbe, i ka thënë gazetarëve se vendimi i Qeverisë së Kosovës është “jashtë çdo sqarimi racional”, dhe tregon moskuptim të plotë se si funksionon ekonomia./Insajderi.com.