Cakaj: Bashkimi Kombëtar nuk përkon me realitetin politik

Cakaj: Bashkimi Kombëtar nuk përkon me realitetin politik

Ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka folur lidhur me idenë e bashkimit kombëtar, teksa ka thënë se nuk është e mundur të zbatohet një projekt i tillë, njofton Insajderi.

Ai në emisionin ‘Prime Time’ në Kanal 10, ka thënë se ideja e bashkimit territorial mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk përkon me rrethanat politike,

“Çështja e bashkimit kombëtar nuk përkon me rrethanat objektive”.

Tutje Cakaj ka shtuar se në rrethanat ku gjenden shqiptarët aktualisht, më mirë është bashkëendimi institucional mes dy vendeve.

“Ne jemi në një rrethanë jemi krejtësisht të posaçme. Unë me politikën e Shqipërisë e kam parë të arsyeshme për bashkërendimin institucional me Kosovën. Prandaj jemi tu vazhduar çështjen e hapësirave të konsullatave në shtete të jashtme”.

Cakaj, gjatë kohës sa është ministër i Jashtëm i Shqipërisë, ka pasur një angazhim dhe fokus të veçantë për çështjen e shqiptarëve në Kosovë, Luginë të Preshevës, Mal të Zi dhe në Maqedoninë Veriore./Insajderi.com