
Ministri në detyrë për Evropën dhe i Punëve të Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj, ka shprehur mirënjohjen e tij për njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Izraelit, transmeton Insajderi.
Këtë gjë Cakaj e bëri derisa ka biseduar me krerët e Komitetit Amerikano-Hebraik, gjatë ditës së sotme.
”Një bisedë absolutisht e shkëlqyer me krerët e Komitetit Amerikano-Hebraik! Në krye të herës, vlen të theksohet se shprehëm mirënjohjen e pamatë për njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Izraelit”, ka thënë ai.
“Ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm historik që hap një horizont krejtësisht të ri me shumë mundësi bashkëpunimi mes dy vendeve. Mirënjohës pafund Komitetit Amerikano-Hebraik për punën e pakursyer për ngritjen e imazhit të Shqipërisë e shqiptarëve kudo në botë”, bën të ditur tutje Cakaj. /Insajderi.com