Cakaj: Kufiri Kosovë – Shqipëri do të zhbëhet

Cakaj: Kufiri Kosovë – Shqipëri do të zhbëhet

Ministri kosovar i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj gjatë takimit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se takimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë do të zhbëhet.

Cakaj është shprehur se realisht nuk duhet të ketë kufi në mes të dy vendeve, derisa ka shtuar se menjëherë do të fillojnë punën grupet punuese për zhbërje të kufirit

“Realisht ne nuk duhet të kemi kufi fare dhe jemi ta gatshëm të fillojmë punën meniher me të gjitha grupet punuese për zhbërjen e kufirit në mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe poashtu për krijimin e një hapësire të qarkullimit të kapitaleve dhe burimeve njerëzore”, ka thënë Cakaj.

Cakaj është duke qëndruar gjatë ditës së sotme për një vizitë zyrtare në Kosovës, ku është takuar edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcë dhe pas presidentit ai pritet të takohet edhe me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. /Insajderi.com