Cakaj merr pjesë në Konferencë Ndërkombëtare – Përmend liberalizimin e vizave për Kosovën

Cakaj merr pjesë në Konferencë Ndërkombëtare – Përmend liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, me ftesë të me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, z. Heiko Mass, ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare: “Të rinjtë, migracioni dhe sfidat demografike në Ballkanin Perëndimor”, njofton Insajderi.

Gjatë kësaj konference Cakaj ka theksuar rëndësinë e madhe qe ka procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke thënë se vetëm kjo është rruga për t’i siguruar një perspektivë më të ndritshme shoqërisë shqiptare e rinisë në veçanti: zhvillimi i një jete në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, në Shqipëri.

Çakaj ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi e ka ngritur edhe çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën,  duke theksuar faktin se ky proces tashmë është i stërvonuar dhe se Bashkimi Evropian duhet t’ju mundësojë sa më parë lëvizjen e lirë shtetasve të Republikës më të re të Evropës./Insajderi.com