![Cakaj në Kongresin e PS: Të hiqet kufiri mes Kosovës e Shqipërisë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/02/Gent-Cakaj-600x360-1-730x440.png)
Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në kongresin e Partisë Socialiste, Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në fjalën e mbajtur, ka bërë thirrje për heqjen e kufirit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Këto deklarata Cakaj i ka bërë duke iu referuar procesit të ndërlidhjes së ballkanit perëndimor bazuar në katër liritë themelore të BE-së i cili pa dyshim duhet të rrëzojë kufijtë mes shqiptareve, që përbëjnë pothuajse gjysmën e popullsisë së Ballkanit Perëndimor e të zhbëjë kufirin mes Kosovës e Shqipërisë në veçanti.
Cakaj nënvizon se kufiri mes dy vendeve nuk duhet të ekzistojë dhe duhet të hiqet menjëherë.