Ministri për Punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në mbledhjen virtuale të Ministerialit të 130-të të Komitetit të Ministrave, njofton Insajderi.
Në këtë mbledhje Cakaj tha se është parashtuar kërkesa për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Kështu është shprehur ai me anë të një postimi në Facebook, ku tutje ka thënë se mbështetja e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, është “jo vetëm historikisht e drejtë e politikisht e arsyeshme, por edhe kontribut i drejtpërdrejtë për forcim të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave e lirive themelore në Evropë”.
Postimi i plotë i tij:
Sot, në mbledhjen virtuale të Ministerialit të 130-të të Komitetit të Ministrave, mes tjerash, parashtruam qartë e prerë edhe kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës!
Një gjë është e sigurt: mbështetja e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, është jo vetëm historikisht e drejtë e politikisht e arsyeshme, por edhe kontribut i drejtpërdrejtë për forcim të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave e lirive themelore në Evropë. /Insajderi.com