Cakaj nesër në Prishtinë – do të nënshkruhen tri marrëveshje

Cakaj nesër në Prishtinë – do të nënshkruhen tri marrëveshje

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, pritet që nesër të vijë në vizitë zyrtare në Kosovë, njofton Insajderi.

Ai do të pritet nga homologia e tij kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla.

Pjesë e këtij takimi do të jenë edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Pas takimit zyrtarë, do të nënshkruhen tri marrëveshje nga pjesëmarrësit.

“Mediat janë të mirëseardhura për të mbuluar këtë aktivitet. Do të ketë pamje dhe fotografi nga takimi, e gjithashtu, konferencë të përbashkët për shtyp, në fund të takimit. E premte, 4 dhjetor 2020, Ora: 14:00. Vendi: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së. /Insajderi.com