
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka takuar sot ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, z. Noah Gal Gendler, më të cilin kanë biseduar edhe për rëndësinë e njohjes së Kosovë nga ana e Izraelit, njofton Insjaderi.
Cakaj gjatë takimit me ambasadorin izraelit në Tiranë, kanë diskutuar për perspektivat që hap njohja e Kosovës nga ana e Izraelit për zhvillimin e shumë projekteve dobiprurëse për të dyja vendet.
Tutje Cakaj, e ka cilësuar këtë njohje si në hap të madh i cili krijon horizonte të reja.
Në fund në këtë takim mes Cakajt dhe Gendler është diskutuar dhe për shtyrjen përpara të disa projekteve të rëndësishme ekonomike e jo vetëm mes Shqipërisë e Izraelit./Insajderi.com