
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka njoftuar se sot kanë mbajtur mbledhjen e OSBE-së, pasi morën zyrtarisht kryesimin e saj.
Përmes një postimi në llogarinë e tij Cakaj ka shkruar se “Sot po ashtu zhvilluam mbledhjen e krerëve të misioneve të OSBE-së në hapësira të ndryshme me rëndësi të veçantë në kontekst të sigurisë dhe zhvillimeve demokratike!”.
Tutje Cakaj ka thënë se “Kryesia e Shqipërisë do të ofrojë mbështetjen maksimale për misionet e OSBE-së në mënyrë që ta sjellë OSBE-në më afër qytetarëve”. /Insajderi.com