Lajmi i mirë

Cakaj sjell një super-lajm për Shqipërinë

Gent Cakaj jep lajmin e mirë. Shqipëria ka marrë postin e lartë të zëvendëspresidentit të sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Cakaj sjell një super-lajm për Shqipërinë

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka bërë të ditur se Shqipëria është zgjedhur sot në postin e lartë të zëvendëspresidentit të sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, njofton Insajderi.

Zgjedhja e Shqipërisë në këtë pozicion të lartë ndërkombëtar dëshmon qartë rolin në rritje të diplomacisë shumëpalëshe shqiptare në OKB, ka theksuar Caka në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ndërsa këtë detyrë do ta kryejmë me përgjegjësi të plotë, ne po vazhdojmë angazhimin për të siguruar zgjedhjen e Shqipërisë si anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit për periudhën 2022-2023, shkruan më tej ministri Cakaj.

Ai me këtë rast i uron suksese ambasadores së Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare në këtë detyrë të rëndësishme./Insajderi.com