Cakaj thotë se për 100 ditë kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të jetë shqiptar

Cakaj thotë se për 100 ditë kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të jetë shqiptar

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë në detyrë, Gent Cakaj, ka uruar marrëveshjen e arritur për bashkë qeverisje mes LDDM-së dhe BDI-së së Ali Ahmetit në Maqedoninë e Veriut.

Në urimin e Cakajt drejtuar faktorit shqiptar në Maqedoni, thuhet së “është arritje e shqiptarëve që do ta kenë kryeministrin shqiptar për herë të parë në historinë e Maqedonisë Veriore, qoftë edhe për vetëm 100 ditë, njofton Insajderi”.

Çakaj në profilin e tij në Facebook, ka uruar edhe për drejtimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe udhëheqjen e diplomacisë nga ana e shqiptarëve.

Për Cakajn kjo marrëveshje “hapë horizonte të pashembullt për forcimin e shqiptarëve dhe zhvillimin e demokracisë në Maqedoninë e Veriut”./Insajderi.com