Cakaj tregon kur do ta marr Shqipëria kryesimin e OSBE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka treguar se kur do ta merr Shqipëria kryesimin e OSBE-së.

“Shqipëria do ta marrë kryesimin e OSBE-së në vitin 2020 duke qenë e frymëzuar nga ndjenja e përgjegjësisë dhe e nxitur nga vendosmëria për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit tonë dhe në prosperitetin e popullit tonë”.

Kështu ka deklaruar Cakaj sot në Vjenë derisa i është drejtuar Këshillit të Përhershëm mbi prioritetet e udhëheqësisë së re të OSBE-së.

Me shpresën se viti 2020 do të jetë një vit përparimi drejt paqes, Cakaj ka theksuar se prioritetet e Shqipërisë pasi ta marrë kryesimin e OSBE-së përqendrohen në tri dimensionet e konceptit gjithëpërfshirës të sigurisë së OSBE-së. /Insajderi.com