Cakaj uron Osmanin: Mandati historik i shqiptarit të parë në krye të diplomacisë së Maqedonisë Veriore

Cakaj uron Osmanin: Mandati historik i shqiptarit të parë në krye të diplomacisë së Maqedonisë Veriore

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, njofton Insajderi.

Në këtë bashkëbisedim, Cakja uroi ministrin Osmani për mandatin e tij historik si kryediplomati i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

“Për më shumë, pasi ka shërbyer si Zëvendëskryeministër dhe kryenegociator, ai merr përsipër edhe një përgjegjësi tjetër historike – udhëheqjen politike dhe diplomatike të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.” – theksoi Cakaj në një postim në Facebook lidhur me telefonatën e zhvilluar.

Për më tepër, Cakaj shprehu gatishmërinë, që me homologun e sapoemëruar në krye të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, të vazhdojnë punën për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, forcim të bashkëpunimit rajonal e rritjen të dinamikës politike për anëtarësim në BE. /Insajderi.com