Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se raportimi për dialogun me Serbinë nuk do të duhej të kufizohej në “raportim” nëpër rrjete sociale pasi që sipas tij këto duhet të bëhen në Kuvendin e Kosovës, shkruan Insajderi.
Cakolli në Facebok ka shkruar së në Kuvend duhet raportuar e ofruar llogari.
“Raportimi për dialogun me Serbinë nuk do të duhej të kufizohej në “raportim” nëpër rrjete sociale. Kuvendi i Kosovës është vendi ku së pari duhet raportuar e ofruar llogari!”, ka shkruar ai.
Ndërkohë që KDI nëpërmjet një letre publike ka kërkuar transparencë nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kuri rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Të hënën, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka treguar nëpërmjet një shkrimi në “Facebook” për takimet që pati në Bruksel, ku deklaroi se fillimisht kanë pasur takime të ndara Kosovë-BE dhe Serbi-BE.
Bislimi tha se në takimin që kishte me të ngarkuarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak janë identifikuar 11 marrëveshje në të cilat Serbia nuk i ka përmbushur detyrimet e saja por që thekson se në asnjë fjali të vetme nuk është përmendur asociacioni./Insajderi.com