Caktohet data e nisjes së procesit gjyqësor ndaj Liburn Aliut

Caktohet data e nisjes së procesit gjyqësor ndaj Liburn Aliut

Gjyqtari, Alban Ajvazi, e ka caktuar 6 Prillin si datë kur do të fillojë seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Liburn Aliut, pas aktakuzës së ngritur ndaj tij.

Për Gazetën Online Insajderi, këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Milinda Gashi.

“Po seanca fillestare është me 6 prill nga ora 10:00”, tha ajo.

Ministri tashëm i Albin Kurtit, akuzohet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, gjatë kohës sa ishte drejtor në Komunën e Prishtinës që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.

Kryetari i kryeqytetit, ditë më parë ka deklaruar se Liburn Aliu “ka mbrojtur interesin e përgjithshëm duke mos lejuar disa ndërtime”.

Vetë Aliu ishte shprehur i befasuar, pasi deklaroi që “nuk ishte njoftuar që ka aktakuzë kundër tij”.

Aktakuza u publikua pikërisht në ditën e parë pasi mori detyrën e ministrit të Infrastrukturës. /Insajderi.com